NJOFTIM PËR STUDENTËT: Vërtetimi Online tashmë i disponueshëm në SEMS
Të nderuar studentë,
Ju njoftojmë se funksionaliteti “Vërtetimi Online” në sistemin SEMS është rifunksionalizuar dhe tani është në dispozicion për përdorim.
Përmes këtij shërbimi, mund të gjeneroni dhe printoni vërtetimet zyrtare online, pa pasur nevojë të paraqiteni fizikisht në administratë. Ju ftojmë të hyni në sistem me kredencialet tuaja dhe të shfrytëzoni këtë mundësi në mënyrë efikase dhe të sigurt.